Shqipëri

Kandidati i opozitës për Bashkinë Bulqizë kërkon votën e mërgimtarëve në Itali: Ta shpëtojmë qytetin me më shumë pasuri në Evropë!

Kandidati i opozitës për Bashkinë Bulqizë ka zhvilluar takime me emigrant në Itali.

Gjatë një bisedë në Parma ai tha se “shqetësimi për të ardhmen e vendlindjes, që emigrantët e Bulqizës në Parma e qytete të tjera të Italisë, si kandidat i PD për Bashkinë e Bulqizës më mbush me kurajo, më prek thellësisht dhe shpresoj, që së bashku ne mund ta ruajmë sadopak fuqinë njerëzore në rrethin tonë”.

Kandidati i PD për bashkinë e Bulqizës, Defrim Fiku tha gjithashtu se, “ju jam falënderues dhe do të mbetem përjetësisht bashkëpunues në çdo iniciativë tuajën për vendlindjen, do të jem njëri nga ju, i cili i bashkohet shqetësimit të përbashkët për të mos e lënë të rrënohet plotësisht qytetin me pasuritë më të mëdha në Evropë.

Fjala e plotë:

Të nderuar bashkëqytetarët e mi që jetoni në Parma!

Jam pafundësisht falënderues, mirënjohës dhe i respektuar nga mikpritja, pjesëmarrja dhe komunikimi me Ju bashkëqytetarët e mi!

Jam thellësisht i prekur nga dashuria dhe lidhja e qëndrueshme e Juaja me vendlindjen, pavarësisht se një pjesë nga Ju është larguar nga Shqipëria që në momentet e para të rrëzimit të diktaturës në vitin 1990.

Ju jeni shembulli i shkëlqyer, se atdheu nuk harrohet kurrë.

Nga Ju mësova akoma më shumë mbi plagën emigruese, që Bulqiza dhe Shqipëria po kalon sot, pasi emigruesit e sotëm nuk arrijnë të përballojnë qeverisjen e keqe në Shqipëri, sepse varfëria, rrënimi ekonomik, mbyllja e shkollave, mungesa e shërbimeve, korrupsioni në qendër e në bazë, shpërdorimi i taksave, mungesa e infrastrukturës së jetesës, mbeten burimi i parë i zbrazjes së Bulqizës me rrethinat.

Komunikimi me Ju, shqetësimi për të ardhmen e vendlindjes, që emigrantët e Bulqizës në Parma e qytete të tjera të Italisë, si kandidat i PD për Bashkinë e Bulqizës më mbush me kurajo, më prek thellësisht dhe shpresoj, që së bashku ne mund ta ruajmë sadopak fuqinë njerëzore në rrethin tonë.

Ju si dhe unë, e duam Bulqizën, vendi ku kemi lindur është atdheu ynë, është thirrja e përjetshme për t’u kthyer.

Këtë optimizëm të brendshëm e gjeta mes Jush, për të treguar se vendlindja mbetet e përjetshme një dashuri dhe obligim i njeriut!

Ju jam falënderues dhe do të mbetem përjetësisht bashkëpunues në çdo iniciativë tuajën për vendlindjen, do të jem njëri nga ju, i cili i bashkohet shqetësimit të përbashkët për të mos e lënë të rrënohet plotësisht qytetin me pasuritë më të mëdha në Evropë.

Ju falënderoj, që së bashku, në qytetin më të vjetër të Italisë, arritëm të “bëjmë” një Bulqizë të vogël në këtë bashkëbisedim vëllazëror dhe të frytshëm.

Vëllazërisht dhe faleminderit shumë!