Maqedoni

Kanalizim për fshatin Sllupçan, nëse banorët paguajnë vetë “punën e dorës”!

“Pêr kanalizimin/ materiali i joni ndërsa puna e qytetarëve, nëse ata nuk presin derisa tê përfundojnë projektet që po pêrgatiten në Komunë”, është përgjigjur kryetari i komunës së Likovës, sqaron keshilltari Iljasa Abazi nga Alternativa.

Ai ka sjellur edhe buletinin e plotë nga Seanca e XlX (nëntëmbëdhjetë) e KK të Likovës, që ua sjellim në vazhdim:

“Pêr kanalizimin/ materiali i joni ndërsa puna e qytetarëve, nëse ata nuk presin derisa tê përfundojnë projektet që po pêrgatiten në Komunë”.

Kështu mora përgjigjen nga kryetari komunës në seancên e mbajtur këtyre ditëve nê Këshillin Komunal të Likovës, pasi shpalosa kërkesën e disa qytetarêve nga fsh. Sllupçan.

“Kam kërkesa qê disa qytetarē të revoltuar më kanë lutur që ta përcjellë deri tek ju. Pêr kanalizimin, nuk mund mê tê presim kêshtu, do të vijmë te komuna të ankohemi qê nê këto pjesë tê fshatit ende nuk vendoset kanalizimi, mu kanê drejtuar ata, andaj urgjent kêrkoj qê të takoheni me qytetarêt dhe vendosni bashkë për këtë punë, iu drejtova kryetarit dhe këshillit komunal.”
“Materiali i joni ndërsa puna e qytetarëve, nëse ata nuk presin derisa tê përfundojnë projektet që po përgatiten nê komunë”, kam marrë shkurt përgjigjen nga kryetari Erkan Arifi.

Kërkesa tjetêr e qytetarëve vjenë për rrugën, prej te varrezat e fshatit nê drejtim të shitores apo shtêpisë së dr. Faik Demirit, ku kërkohet vendosja e sëpaku dy pengesave në rrugë sepse ka raste kur shoferët vozitin shumë shpejtë veturat dhe mund të shkelin ndonjë fêmijë siç thonë ata, prandaj revolta tek disa qytetarë është e madhe.
Kjo kërkesê nga unē që mora prej qytetarëve kaloj pa përgjigje.
Theksojmë se, para kësaj seance kërkuam dhe u vendosë që edhe kjo rrugë t’i bashkangjitet rrugëve tjera qê priten të asfaltohen.

Ndërkaq në seancën e mbajtur për buxhetin dhe bursat për studentêt më 28.12.2022, pata propozuar për më së paku katër Hidroinxhinier për mirëmbajtjen e stacionit të filtrimit – Rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit nevojiten kuadro të kualifikuara – Hidroinxhinier, andaj është mirë që komuna të ndaj bursa për sëpaku 4 nxënës më të mirë në mësime që këtë vit përfundojnë vitin e katërt nê shkollên e mesme pēr të studijuar nē kētē drejtim.
Për këtē u la hapsirë që të shqyrtohet ky propozim (flitej se 2 hidroinxhinier janê paraqitur nga fshatrat e komunës).

Ndêrkaq nga pikat e rendit të ditês u diskutua edhe për propozim – vendimin për pêrcaktimin e vendeve për deponim tê mbetjeve ndërtimore.
Në këtê pikë prej 11 fshatrave pa llogaritur ato malore, janë caktuar 6 vende apo fshatra, me ç’rast kërkova që secili fshat të ketë në fshatin e vet deponi për hedhjen e materialeve të forta – mbeturinave ndêrtimore e jo në fshatin tjetër.
Psh. në Sllupçan vendin që kishin caktuar në “Selishte” këshilli mëparshëm, kërkova që ne këshilltarêt komunal si dhe përfaqësues të tjerë nga fshati të diskutojme si dhe vendosim se ku është më mirë të caktohet vendi që mos të ketë pasoja nga ato mbeturina.

Iljasa Abazi, keshilltar nga radhët e Alternativës