Kaltrina Zekolli inspektoi nga afër punimet infrastrukturore në Studeniçan
“Rikonstruimi i rrugës 5 në Komunën e Studeniçanit po zhvillohet me ritëm të sigurtë dhe pritet të ketë ndikim të madh në jetën e përditshme të banorëve”, ka shkruar zv.ministrja e transportit Kaltrina Zekolli Shaqiri në rrjetet sociale, pas inspektimit të punimeve në këtë rrugë.
“Së bashku me kryetarin e Komunës së Studeniçanit, z. Azem Sadiki, inspektuam nga afër procesin e këtij projekti, i cili po realizohet me financim nga Banka Botërore nëpërmjet Ministrisë së Transportit. Vlera e projektit është 376,216.00 €.
Ky investim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe rritjes së sigurisë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Zekolli-Shaqiri.