Maqedoni

Kallëzim penal ndaj pesë personave nga Shkupi, dyshohen për “tentim vrasje”

SPB Shkup ka dorëzuar kallëzim penal ndaj pesë personave nga Shkupi për kryerjen e veprës “tentim vrasje”.

“Ndaj personave S.E.(31) dhe H.E. nga Shkupi, është dorëzuar kallëzim për veprën ‘tentim vrasje’, ndërsa ndaj personave I.E (28), B.E (24) dhe J.B (21) nga Shkupi, është dorëzuar kallëzim për veprën ‘tentim vrasje dhe bashkëkryerje’.

“Më datë 08.03.2024, pas një debati të mëparshëm me M.A., të pandehurit e kanë sulmuar fizikisht, pas së cilës i kallëzuari i parë i ka shkaktuar plagë të shumta me thikë me një send të mprehtë”, thonë nga MPB.