Kosovë

Kalisi: Qëllimi i Vuçiqit ka qenë nëpërmjet bojkotit të shkaktoi trazira dhe të fitojë pikë politik në Beograd

Analisti politik, Mehmet Kalisi i ftuar në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për zhvillimet e fundit në Kosovë, tha se Lista Serbe nëpërmjet disa strukturave kriminale kontrollon vullnetin e serbëve në pjesën e veriut. Kalisi tha se serbët i bojkotuan zgjedhjet, duke marrë direktive direkt nga Beogradi.
“Ata humbën katër komuna, të cilat kanë qenë nën menaxhim të kryetarëve serb, dhe në këto zgjedhje u zgjodhën katër shqiptar. Komuniteti ndërkombëtar pranoi rezultatin e këtyre zgjedhjeve, por në ndërkohë i dhanë rekomandime që kryetarët mos të futen në objektet, por punët t’i kryejnë nëpërmjet disa pjesëve. Qeveria e Kosovës nuk kishte rrugëdalje tjetër pos të zbatoj ligjin e Kosovës”, u shpreh Kalisi.
Ai tha se qëllimi i Vuçiqit ka qenë nëpërmjet bojkotit të shkaktoi trazira në këtë pjesë dhe të fitoj pikë politike brenda Serbisë.