Maqedoni

Kalime nga BDI e Likovës te LD e Izet Mexhitit

Lëvizja Demokratike njofton: Këshilli vendor i fshatit Orizare braktis BDI-në, i bashkohen LD-së

Lëvizja Demokratike vazhdon të zgjerohet me kuadro të reja dhe të dëshmuara, ndërsa së fundmi ka marrë mbështetjen e Këshillit Vendor të Orizarës në Komunën e Likovës, i cili më parë ishte pjesë e BDI-së.

Në radhët e LD-së janë bashkuar:
• Nevzad Asipi – jurist i diplomuar, këshilltar komunal dhe ish-kryetar për mbi 6 vite i Këshillit Vendor të BDI-Orizarë.
• Azmin Sherifi – jurist i diplomuar, me mbi 16 vite përvojë në sistemin gjyqësor.
• Enver Jashari – ish-ushtar i UÇK-së dhe aktivist i njohur.
• Elnur Memeti – i angazhuar në sektorin privat.
• Egzon Saiti – psikolog.

Ky grup përfaqëson një kombinim të përvojës politike, profesionale dhe aktivizmit, duke e forcuar më tej Lëvizjen Demokratike në zonën e Likovës. Me këto prurje, LD-ja synon të rrisë ndikimin e saj dhe të vazhdojë me agjendën e saj për ndryshim.