Maqedoni

Kabineti i Zaevi: Me Ahmetin nuk është biseduar për të ndryshuar himin dhe flamurin e RMV-së

Kabineti i kryeministrit Zoran Zaev mohoi se në Qeveri apo me partnerin e koalicionit BDI ka biseduar për ndryshimin e flamurit, himnit dhe stemës së Republikës së Maqedonisë.

“As në Qeveri, as në partinë qeverisëse LSDM, as me kryeministrin Zoran Zaev nuk është biseduar për ndryshimin e flamurit, stemës dhe himnit të shtetit”, thuhet në përgënjeshtrimin e kabinetit të kryeministrit për Kanal5.

Ky reagim vjen pasi që disa portale cituan kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, i cili mbrëmë në Klan Maqedoni kishte thënë një gjë të tillë se po bisedohet për ndryshimin e flamurit dhe himnit të shtetit.
Nga kabineti i Zaevit theksojnë se në deklaratën e Ahmetit nuk kanë vërejtur se ai ka thënë dicka të tillë ka biseduar me kryeministrin Zaev apo qoftë me ndonjë përfaqësues tjetër të partive në pushtet.

“Vlerësojmë se shteti duhet të fokusohet në të gjitha kapacitetet e politikave që sjellin zhvillim, ekonomi dhe më shumë para për qytetarët”, theksoi Zaev. (INA)