Kabineti i Xhaferit: Ka ardhur kërkesa për tërheqjen e nënshkrimeve nga 17 deputetë
Kabineti i Kryetarit të Kuvendit ka njoftuar pasditen e sotme ka mbërritur njoftimi me të cilin 17 deputetë tërheqin nënshkrimet e tyre nga nisma për mosbesimin e Qeverisë.
“Njoftojmë se Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut është njoftuar për tërheqjen nga nënshkruesit e çështjes së besimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me gjithsej 17 nënshkrime të deputetëve dhe ua japim këtë për informim”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit.
Me këtë, lista e rishikuar, me të cilën opozita kërkon mosbesimin e Qeverisë, ka nënshkrimet e 17 deputetëve më pak. Kjo është bërë për shkak se deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi ka kërkuar tërheqjen e nënshkrimeve të deputetëve nga e Majta si kusht që nënshkrimi i tij të mbetet në listë.
OBRM-PDUKM-ja opozitare para dy ditësh ka dorëzuar iniciativën për votëbesimin e Qeverisë së Zoran Zaevit, e cila kishte nënshkrimet e 61 deputetëve, prej të cilëve përveç OBRM-PDUKM-së janë edhe deputetë të Aleancës, Alternativës, Besës dhe E Majta. Nisma erdhi pasi kryeministri nuk dha dorëheqjen të hënën, të paralajmëruar pas zgjedhjeve lokale.