Maqedoni

Ka shpresë akoma për ASH-në si e vetmja alternativë e shëndoshë opozitare

Analisti politik Sefer Selimi ka analizuar situatën e krijuar mes dy partive, Aleancës dhe Alternativës. Përmes një postimi në rrjetet sociale Selimi ka risjellë dhe njëherë në vëmendje akuzat që i janë bërë atij më herët se dëshironte të “përçante” koalicionin, ndërsa disa të tjerë nuk e merrnin seriozisht.

Selimi shton se për ASH-në si e vetmja alternativë e shëndoshë opozitare, të paktën ashtu siç e shoh unë!

“Miqve në ASH që moti thuajse plotësisht ua kam paralajmëruar rezultatin e koalicionit me AAA, hap pas hapi siç ju ndodhi deri më tani. Atëbotë, disa më akuzonin se dua ta përçaj koalicionin e disa të tjerë të verbuar nga deliri i “fitores së mundshme” nuk e merrnin seriozisht. Ka shpresë akoma për ASH-në si e vetmja alternativë e shëndoshë opozitare, të paktën ashtu siç e shoh unë!”, shkruan ai./news33.