BallinaMaqedoni

Ka ndërruar jetë një ushtar në moshë 25 vjeçare

Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me keqardhje dhe dhimbje të thellë për familjen, njofton opinionin se më 19 qershor, rreth orës 23:15, një pjesëtar i Armatës, ushtar profesionist me iniciale A.J. vdiq në Klinikën e Anestezisë, Reanimacionit dhe Mjekimit Intensiv (KARIL) në moshën 25 vjeçare.

Ushtari profesionist është një nga kandidatët që ka ndjekur kursin seleksionues për batalionin e forcave speciale, i cili po zhvillohet prej njëzet ditësh në Qendrën për Stërvitjen e Ushtrisë “Krivolak”, transmeton Lideri.mk.

Ushtari në fund të kryerjes së disiplinës së fundit të kursit selektiv, gjatë një marshimi në distancë në orët e vona të pasdites, pas orës 18.30, pa asnjë shenjë të mëparshme të dukshme, papritur u sëmur, pas së cilës ra pa ndjenja, njoftoi Shtatmadhoria e ARM.

Menjëherë me automjetin e spitalit të ushtrisë dhe i shoqëruar nga një mjek ushtarak i cili është vazhdimisht i pranishëm në aktivitetet e kursit selektiv, është dërguar në objektin më të afërt shëndetësor, në qendrën shëndetësore në Negotinë, pas së cilës menjëherë pas kryerjes së analizave intervenuese i njëjti me veturë spitalore është dërguar në Klinikën KARIL në Shkup, ku stafi ka marrë të gjitha masat për reanimim, por pas një kohe të shkurtër është konstatuar vdekja./Lideri