Ka ndërruar jetë një 37-vjeçar, MPB jep detaje nga aksidenti i djeshëm në rrugën Shtip-Koçani
Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se nga aksidenti i djeshëm në rrugën Shtip-Koçani mes një veture dhe një autobusi, ka ndërruar jetë një 37-vjeçar nga Probishtitpi, përcjell TV21. Nga MPB thonë edhe shoferi i veturës është transferuar në spital.
“Më datë 02.01.2023 në ora 19:40 është raportuar se në udhëkryqin Shtip në magjistralen “Tre Çezet” në Koçani ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Opel Astra” me targa të Probishtipit që drejtohej nga M.M.(37) nga Probishtipi dhe një autobusi me targa të Shtipit, që drejtohej nga D.K.(42) nga Pehçeva. Nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë pasagjeri i veturës S.T. (37) nga Probishtipi, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore. Shoferi M.M. ka pësuar lëndime dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik në Shtip. Inspektim është kryer nga prokurori publik dhe një ekip inspektues nga SPB-Shtip”, thonë nga MPB.