Maqedoni

Ka ndërruar jetë muezini më i moshuar i fshatit Sllupçan

Ka ndërruar jetë në moshë të shtyer muezini më i moshuar i fshatit Sllupçan. Ai është babai i Afrim Ramadanit, ushtar i UÇK në Kosovë dhe në Maqedoni.

Ja si e përshkruan humanizmin e haxhi Beadinit aktivisti I shoqërisë civile nga Sllupçani, Sead Ramadani:

Allahu e mëshiroftë Haxhi Beadinin.
Haxhiu i cili na zgjonte nga gjumi me ezanin e sabahut, i rregullt.
Ka dhe një histori që më bën ta kujtoj Haxhiun.
Kur dolëm një ditë në xhamië për sabah, pamë një djal të ri, refugjat mbrenda në xhamië, ishte i katandisur. E kishin plaçkitur dhe pantollonat ja kishin marrë. djali në një pal trenjerka gjumi dhe u drejtua për ndihmë. E spjegoi ngjarjen para imamit, Azirit. Menjiher u aktivizuan dy pleq për ta ndihmuar.
Babai shkoi te shpija për të ja sjellur një pal pantallona, kurse haxhi Beadini nxorri pantallonat e veta dhe ja dha për të vazhduar rrugën, ky u kthye në shtëpië me trenjerkat e gjymit që i kishte mbrenda veshun.
Kjo historië pasi që mbrëmë ja paska dorzu shpirtin Allahut. (Sead Ramadani)