Maqedoni

Ka ndërruar jetë Dr. Minuri – stomatologu i nderuar i Labënishtit

Me hidhërim të thellë përcjellim lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Minur Memishoskit, një stomatolog i nderuar dhe një pjesëtar i dashur i komunitetit tonë . Kontributi i tij i jashtëzakonshëm në fushën e stomatologjisë dhe përkushtimi i tij i sinqertë ndaj pacientëve do të mbeten të skalitura në kujtimet e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin.

Ai nuk ishte thjesht një dentist – ai ishte një mik, një këshilltar dhe një shpirt i sinqertë, gjithmonë i gatshëm të ndihmonte me buzëqeshje dhe mirësi. Largimi i tij lë një boshllëk të madh, por kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë gjithmonë .

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e respektuan. Qoftë i paharruar!