Jusuf Gërvalla dhe Kërçovarët
Në vitin 1976-78, në Prishtinë, unë dhe Shaqir Sadiku banonim në rrugën ,,Rieka,, nr, 57. Shaqa studjonte po edhe punonte në Televizionin e Prishtinës bashkë me Jusuf Gërvallën, Me ne banonte edhe Ferit Ramadani e Osman Adili nga Haranjelli.
Pas orarit të punës,Shaqa e Jusufi vinin në banesën tonë ku bisedonim për situatën e rëndë politike të shjqiptarëve nën Jugosllavinë e Titos.
Osman Adili ishte më i riu dhe kishte për detyrë të na bente kafe ose edhe çaj Kosove. Sipas planit të Jusufit e Shaqës, blemë një makinë shkrimi dhe një ,,Shaptillograf,, (makinë që shumëzonte kopjet) dhe filluam të shkruanim,dhe shumëzonim afishe e parolla te ndryshme të cilat pastaj,në mbrëmje, Osmani e Feriti i hidhnin para dyerëve të fakulteteve.
Në atë kohë në Prishtinë ndodhej edhe Sali Ramadani i cili vinte të takohej me Jusuf Gërvallën dhe merrte pjesë në debatet tona politike dhe kërkonte nga ne që të shpërndanim sa më shumë kopje te afisheve.
Nismëtarët e manifestimit ,,Flaka e Janarit,, në Kërçovë ishin pikërisht Shaqa e Feriti të cilët nuk jetojnë më dhe do të na mungojë prezenca dhe fjala e tyre në manifestimin që do të organizohet te Pallati i KLulturës në Kërçovë.
Nga Ilmi Veliu