Diaspora

Jusuf Azemi ishte mbështetës i parimeve të Mid’hat Frashërit dhe Ballit Kombetar!

Lamtumirë Hafëz Jusuf Azemi!

Ne moshen 103 vjeçare ka nderruar jete nje nga personalitetet e shquara te Ballit Kombetar ne mergim Chicago SHBA Hafez Jusuf Azemi.

Kam pasur kenaqesine e veçante te bashkepunoja mbi parimet e Ballit Kombetar plotesisht dhe thellesisht kombetare.
I ndjeri ishte mbeshtetes i parimeve te Mid’hat Frasherit dhe Ballit Kombetar.
Hafez Jusuf Azemi, lindur ne vitin 1920 ne trevat etnikisht Shqiptare ne Tetove.
Gjate Luftes se dyte boterore i ndjeri ka qene nder udhrheqesit e organizates se Ballit Kombetar per Tetoven dhe rethinat e saj.

Pas vitit 1945 dhe ne rethanat e reja te krijuara nga dhuna komuniste, kaloi në mergim në SHBA atje vazhdoi perpjekjet e pareshtura duke lobuar per te drejtat kombëtare te shqiptarëve në Ish Jugosllavi.
Ishte nje nder nismetaret per themelimin e organizates “Lidhja Kosovare” ku bënin pjese edhe figura te tjera kombetare si Abaz Ermenji etjer.

Punoi deri në fund te jetes vullnetarisht per interesat patriotike te shqiptareve kudo ishin.
Anetar i kryesise se Ballit Kombetar ne mergim, patriot i rralle, idealist i Shqiperise Etnike deri ne vdekje.

Personalisht e kam takuar disa here ne Shqiperi, ne trevat etnikisht shqiptare Kosove dhe Maqedoni, por takimet me te rendesishme dhe bisedat e gjata me te ndjerin ishin ne Chicago dhe Detroit me komunitetin shqiptar.

Ndihem i lumtur qe ne emer te partise Balli Kombetar ta vleresoja me Çertifikaten e Mirenjohjes ne Chicago te Amerikes per kontributin e tij Patriotik dhe Kombetar ne mbeshtetje te kauzes se Shqiperise Etnike.

Veprimtaria e tij patriotike ngelet detyre paresore per ne per te vazhduar dhe mbeshtetur amanetin e tij dhe te mijera shqiptareve qe dhane jeten per lartesimin dhe bashkimin e kombit shqiptar ne trojet etnike.

Ne emer te Partise Balli Kombetar dhe emrin tim personal i shprehim ngushellimet me te sinqerta, jemi prane familjes se tij te dashur per te lehtesuar sadopak kete dhimbje te madhe.
Partia Balli Kombetar humbi nje personalitet te shquar, shqiperia humbi idealistin dhe veprimtarin e Shqiperise Etnike.

Lamtumire Hafez Jusuf Azemi

Adriatik Alimadhi
Kryetar
Partia Balli Kombetar