“Ju shpalli luftë bizneseve private”, Ratkoceri e krahason Blerim Sejdiun me Enver Hoxhën
“I kemi shpallur luftë pronës private” një deklaratë kërcënuese bëri kryetari aktual i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu në hapjen e fillimit të fushatës për të marrë edhe një mandat Zhelinën.
“Ju shpalli luftë bizneseve private”, Ratkoceri e krahason Blerim Sejdiun me Enver Hoxhën (VIDEO)
“Ju shpalli luftë bizneseve private”, Ratkoceri e krahason Blerim Sejdiun me Enver Hoxhën (VIDEO)
Ndryshimi i fundit 13:41 3 Tetor, 2021
“I kemi shpallur luftë pronës private” një deklaratë kërcënuese bëri kryetari aktual i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu në hapjen e fillimit të fushatës për të marrë edhe një mandat Zhelinën.
In article [1]
Këto deklarata u dënuan ashpër nga bizneset në zonën e Zhelinës, pasi bizneset private janë ata që mbajnë gjallë këtë komunë.
Pas këtyre deklaratave kërcënuese ka reaguar edhe gazetari dhe pronari i gazetës Koha, Arben Ratkoceri, ku Blerim Sejdiun e Zhelinës e ka krahasuar me diktatorët historik botëror si Stalinin, Kastron dhe Enver Hoxhën.
“Ndëgjojeni kandidatin e Lëvizjes Besa në Zhelinë. Edhe më zi kur i sheh të tjerët si duartrokasin… Stalini, Enver Hoxha apo Kastro… këtij uj munden me i “bajtë”! “Me ka krejt“, tamam me ka krejt” ka shkruar Ratkoceri duke ia bashkuar edhe videon kërcënuese të Blerim Sejdiut që ju bëri bizneseve private të komunës së Zhelinës.
Kryetari aktual që pretendon edhe një mandat në vend që t’ju jep mundësi bizneseve shqiptare, firmave private, të ngritura me aq mund e sakrificë në atë Komunë, ai me deklarata kërcënuese dhe regresive do që të tregojë fuqi dhe tregojë mënyrën se si mund ti mposht ata që e mbajnë gjallë atë vend.
Kjo deklaratë ka nxitur shumë reagime në publik në atë zonë të cilët thonë se ata kanë nevojë për një drejtues i cili e dërgon drejt zhvillimit atë vend në ndërkohë kur shumë firma, biznese private janë pranë falimentimit nga pandemia dhe aq më tepër kur ato mbajnë familje të shumta dhe që e ndalin eksodin e ikjes së shqiptarëve./TS/