Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak
Prokurori Shtetëror, Ljubomir Joveski tha se mund të ndryshohet masa e paraburgimit për Sasho Mijallkovin pas shqiptimit të vendimit për rastin ‘Shënjestra-Fortesa’.
Ai theksoi se vendimi ka qenë në fuqi në momentin kur policia ka kërkuar ish-drejtorin e DSK-së.
“Ankesa ishte tërhequr për shkak se vendimi për paraburgim shtëpiak në atë moment nuk mund të ishte efktive duke pasur parasysh se i akuzuari ka qenë në arrati. Prokuroria deri tani nuk ka kërkuar masën e paraburgimit shëpiak me ndonjë masë më të rëndë”, tha Joveski.
Ndryshe, Mijallkov nga pasditja ka qenë në paraburgim shtëpiak edhe pse për 40 orë nuk ishte i qasshëm për organet shtetërore.