Jovan Mitreski zgjidhet kryetar i ri i Kuvendit të RMV-së
Kuvendi i RMV-së sot me 64 vota “për” dhe 40 “kundër” zgjodhi Jovan Mitreskin për kryetar të Kuvendit.
Mitreski, i cili deri më tani ishte koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së, do të jetë kryetar i Kuvendit deri në zgjedhjen e përbërjes së re të Kuvendit pas zgjedhjeve të 8 majit.
Në seancë folën deputeti i LSDM-së Martin Kostoski, i cili i dha përkrahje të plotë Mitreskit, Nikolla Miceski, koordinatori i OBRM-PDUKM-së, i cili tha se nuk do ta mbështesin.
Kryeparlamentari i ri dha betim solemn, pas së cilës, siç ishte paralajmëruar, do të ketë pranim-dorëzim të funksionit dhe deklarata të shkurtra nga Xhaferi dhe Mitreski.
Mitreski shkurtimisht falënderoi për mbështetjen, si dhe Xhaferin për menaxhimin e suksesshëm të Kuvendit së bashku me sekretaren e përgjithshme Cvetanka Ivanova.