Jo Zejd, jo! Ti nuk i mban në pushtet ata që shkaktuan 14 viktima!
Jo Zejdi jo, nuk je i atillë ti sepse besimtari nuk përkrah të keqen
Shkruan: Gjyla Çeliku
Pershendetje nga Shqipëria Skender Rexhepi Zejd, kjo fotografi përmban tre emblema, popullin, partinë tënde dhe koalicionin.
Uroj që sot të reflektosh arsyeshëm për obligimet ndaj popullit!
Levica është alibi që dëshironi të ngjyrosni situatën, ndërsa inatet me Besën duhet t’i largoni sepse ia keni detyrim popullit që ju ka votuar dhe ju ka përkrahur.
Ç’bëri Levica vepër me dëshmi përveç deklaratave që janë momentale? Të të them çka bënë 20 vjet diktatorët që më në fund instaluan spitale të moduluar që u dogjën 14 shqiptarë dhe s’dhanë as dorëheqje e as llogari! Ata do të mbash në pushtet ti? Jo Zejdi jo, nuk je i atillë ti sepse besimtari nuk përkrah të keqen.
Çështja është që mos formohen 100 parti politike Zejdi dhe të përçajmë popullin ndaj dhe ju kam përkrah, përndryshe shumë më lehtë e kam të formoj partinë time dhe mos zhgënjehem me ju, jo vetëm unë por 90% e partisë tuaj!
Reflektoni ose largoheni nga politika!
Populli është hamendur dhe ju jeni një arsye plus që shpërngulet sepse s’ka më kujt t’i beson!
Fatkeqësisht dhe publikisht po e them që popullin asnjëherë nuk e patët prioritet!
Reflektoni!
Mendoni për popull, jo për parti dhe për vete!