“Jo më përgjigje në “Viber” dhe as kopjim nga njëri – tjetri! Risi në maturën shtetërore
Këtë vit, matura shtetërore në vend se në klasa do të zhvillohet në hapësira më të mëdha shkollore – në korridore, sallat e sportit apo edhe hapësira të tjera të mëdha në të cilat ka kushte për t’u zhvilluar testimi.
Në hapësira të mëdha do të ketë më shumë testues, kështu që kjo risi do të mundësojë kontroll më të mirë gjatë zhvillimit të testit dhe do të pamundësojë kopjimet apo shpërndarjen e përgjigjeve ndërmjet nxënësve, siç ndodhi vitin e kalua nëpërmjet grupit në aplikacionin “Viber”.
Synohet që nxënësit vetë të realizojnë testin dhe të respektohen rregullat që parashihen në maturën e shtetëror që nga viti 2007 (nuk lejohet: shfrytëzimi i çfarëdo mjeti shtesë – libra, fletë, celularë dhe mjete të tjera elektronike, konsultime me maturantë të tjerë, kopjim, sjellje të pahijshme ndaj të tjerëve në hapësirë, shkrimin e shenjave të pahijshme në test apo tekst i cili e zbulon identitetin dhe të ngjashme).
“Presim që ky ndryshim të mundësojë atmosferë më të mirë të punës gjatë testimit dhe mundësi që maturantët të tregojnë njohuritë objektive, me çka rezultatet nga matura do të jenë edhe më të besueshme”, tha Biljana Mihajlovska, drejtoreshë e Qendrës për Provim Shtetëror.