Rajon - Botë

Jeremiq: Kosova nuk duhet të hyjë në OKB, duhet ta refuzojmë planin franko-gjerman

Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq pritet të jetë njëri nga kadidatët për zgjedhjet presidenciale në Serbi.
Ai ka theksuar se një nga vijat e kuqe të partisë së tij është refuzimi i planit franko-gjerman.

“Ashtu si në rastin e mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, nuk u tërhoqën investimet nga Serbia dhe nuk u vendosën viza, kjo nuk do të ndodhë në rastin e refuzimit të ultimatumit franko-gjerman”, ka thënë Jeremiq.

I pyetur nëse mendon se statusi gjeopolitik i Serbisë do të ndryshojë pas zgjedhjeve, kryetari i Partisë Popullore mendon se kjo varet nga rezultatet e zgjedhjeve.

Më tutje ai ka thënë se duhet parandaluar antarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombëve të Bashkuara.

“Statusi i vëzhguesit i jepet një subjekti të caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe ky vendim nuk i nënshtrohet vetos nga Këshilli i Sigurimit. Duke pasur parasysh këtë, ne duhet të ruajmë mbështetjen e shumicës së vendeve të botës për ta parandaluar këtë’’, thkesoi Jeremiq.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi pritet të mbahen javën tjetër./