Jep dorëheqjen nënkryetari i PD, Alfred Rrushaj braktis farsën e Bashës
Nënkryetari i PD dhe kreu i grupit parlamentar, Alfred Rrushaj ka dhënë dorëheqjen.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar sot deputeti Lulzim Basha në një mbledhje me një grup të vogël mbështetësish.
Rrushaj është deputeti i radhës që braktis farsën e Lulzim Bashës, pas vendimeve të këtij të fundit për të mbajtur me forcë selinë e demokratëve.
Skenat e rënda të 8 janarit nga selia e PD ku demokratët u dhunuan barbarisht nga mercenarët e Lulzim Bashës dhe ndërhyrja e policisë duke hedhur bomba gazi, kanë bërë që Rrushaj të distancohet.
Por hakmarrja e Lulzim Bashës nuk vonon.
SYRI mëson se Basha i ka kërkuar prej disa ditësh dorëheqjen Rrushajt duke e akuzuar atë se me qëndrimet e mbajtura i ka dhënë mbështetje Sali Berishës dhe lëvizjes për Rithemelimin e PD.
***
Ndërkaq, deputeti Basha ka njoftuar edhe pasuesin e Alfred Rrushajt.
Në vend të tij si kryetar i grupit parlamentar emërohet Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit largohet nga nënkryetar i Kuvendit.
Gjithashtu, nënkryetar i PD dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë emërohet Agron Gjekmarkaj. Ky i fundit njihet për besimin e verbër që ka ndaj deputetit Basha dhe më në fund u shpërblye.
Syri.net