“Jeni Xhamia” në muze, Ibrahimi: Vazhdojmë t’i vuajmë pasojat e keqqeverisjes së kaluar
Përmes një statusi të shkurtër në rrjetet sociale, kreu i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi është përgjigjur të gjitha kritikave për faktin se “Jeni” Xhamia në Manastir është shndërruar në Muze krishter.
Sipas Ibrahimit, është BDI-ja që ka lejuar një gjë të tillë që nga viti 2014.
“Vazhdojmë t’i vuajmë pasojat e keqqeverisjes së kaluar”, ka shkruar Ibrahimi duke shpërndarë një fotografi me datë kur edhe është marrë vendimi.
Sipas fotografisw qw ka publikuar Ibrahimi, vendimi i tillw wshtw marrw mw 1 janar 2014.