Kulturë

Jehon kënga shqipe në Kalanë e Kërçovës

Me datë 29 korrik në organizim nga shoqata “Kult” është mbajtur festivali tradicional “Dita jonë” por ndryshe nga tetë edicionet e kaluara ky edicion iu dedikua mërgimtarëve! Në Kalanë e qytetit të cilës i është kushtuar shumë rëndësi nga kryetari Dehari ka jehuar fuqishëm kënga e fëmijëve dhe të rinjëve duke sjellur figura të lavdishme si Adem Jashari, Skenderbeu, trima nga Zajazi pa munguar edhe këngët e fëmijëve dhe të rinjëve.

Senzacional ishte interpretimi i fëmijëve vetëm pesë vjeçar nga Kopshti “Dallëndyshja” në Kërçovë të cilët me aw dashuri kënduan këngën “Kërçovari”
Fëmijët nga Diaspora Elira Dalipi dhe Diarleka Xhaferi i dhanë kuptim këtij festivali që iu dedikohej pikërisht mërgimtarëve. Madhështor këtë festival e bëri kori “Okarina” nën udhëheqjen e prof.

Elikona Hysaj të cilët interpretuan “live” dhe krijuan atmosferë të jashtëzakonshme. Kalaja u vesh me petkun kombëtar, këngë e valle të ansamblit “Anamorava”. Të rinjët e Kërçovës Vullnet Beshiri, Marigona Xhambazi e Alba Zendeli performuan me mjaft sukses dhe kështu për një orë e gjysëm jehoi kënga e pastër shqipe në Kalanë madhështore të Kërçovës! I pranishëm ishte kryetari Dehari i cili ka shprehur kënaqësi që ky edicion iu dedikohet mërgimtarëve!