“J*bem ti majku srpsku”! Boshnjaku deshi të hapte derën e aeroplanit, sepse nuk donte të zbresë në Beograd
Një burrë që shkaktoi një incident gjatë të martës në një fluturim nga Billund i Danimarkës për në Tuzla të Bosnjë dhe Hercegovinës, është boshnjaku me nënshtetësi daneze Sulejman Imamoviq.
Ai, siç kishin bërë të ditur mediat boshnjake, tentoi të hapte derën e aeroplanit pasi mësoi se fluturimi ishte devijuar për në Beograd.
Ndaj tij është ngritur kallëzim penal pasi u arrestua pas uljes në aeroportin e Beogradit.
Madje, pas konsultimeve shtesë me Prokurorinë e Serbisë, ndaj tij janë ngritur kallëzime penale për vepra penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare, si dhe rrezikim të sigurisë së hapësirës ajrore.
Kujtojmë se një lexues i klix.ba kishte thënë se aeroplani i kompanisë Wizz Air mbrëmë nuk mundi të ulej në aeroportin e Tuzlës për shkak të mjegullës.
Dhe pas informacioneve se fluturimi ishte devijuar për në Beograd, një nga pasagjerët u ngritën nga vendi i tij dhe u përpoqën të hapnin derën.