Janë lënduar 35 emigrantë në aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Gjevgjeli-Demir Kapi
Tridhjetë e pesë emigrantë nga gjithsej 49 janë lënduar në aksidentin e mbrëmshëm që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjevgjeli-Demir Kapi në kryqëzimin drejt fshatit Marvinci pasi që një kamion “Skania” me targa regjistrimi të Shkupit në të cilin po transportoheshin emigrantë, ka dalë nga rruga njofton MIA.
Pas kontrolleve, radiografive dhe ekzaminimeve të tjera është konstatuar se një person është me lëndime më të rënda ndërsa të tjerët me lëndime më të lehta trupore.
Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Gjevgjelisë dhe Strumicës dhe pas ndihmës së ofruar, një është mbajtur për trajtim në spitalin e Gjevgjelisë dhe një është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike në Shkup.
Zyrtarisht, nga të dhënat e para, emigrantët rezultojnë të jenë nga Siria.