Maqedoni

Janakieski nga dita e sotme i lirë, Gjykata e Apelit ia hoqi paraburgimin shtëpiak

Gjykata e Apelit në Shkup sot e dorëzoi vendimin te Gjykata Penale e Shkupit ku i hiqet masa e paraburgimit dhe i zëvendësohet me masë kujdesi.

“Duke vepruar në ankesën e mbrojtjes së M.J e vërtetoi ankesën për heqjen e masës së paraburgimit”, njoftojnë nga Gjykata Penale të Shkupit.

Ata shtojnë se masa e kujdesit është ndalesë për dalje nga shteti dhe Bashkia e Shkupit.

Milikiesvski është i detyruar që të paraqitet në gjykatë dhe i ndalohet dhënia e dokumenti të udhëtimit.

Ndryshe, ish-ministri Mile Janakieski akuzohet në disa lëndë si “Titanik”, “Talir”, “Toplik”, Trajektorja” dhe “T.N.T”.