Ja rregullat e Qeverisë se si mund të organizoni dasëm!
Qeveria në seancën e djeshme lejoi organizimin e dasmave, festimeve dhe ahengjeve tjera në ambient të hapura, ndërsa sot zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha kumtoi në detaje protokollin që duhet të respektohet gjatë dasmave.
-Në hyrje të objektit ku mbahet dasma të vendosen dhe të përdorën mjete për dezinfektim dhe të matet temperatura.
-Hapësira në terasa të jetë e hapura nga të tre anët.
-Ndalohet përshëndetja me duar, përfaqim ose çdo mënyrë tjetër e përshëndetjes që përfshin kontakt fizik.
-Angazhim i artistëve të estradës është i lejuar vetëm gjatë organizimit të dasmave, ndërsa ata duhet te jenë larg dasmorëve më së paku 5 metra dhe nuk guxojnë të lëvizin dhe të këndojnë në mes mysafirëve.
-Lejohet kërcimi në hapësirë të siguruar prej 4 metra katror për person, duke respektuar distancën e rekomanduar.