BallinaMaqedoni

Ja qëndrimi zyrtar i MPB për dyshimet për “valixhe bombë” në Kumanovë (Video)

MPB ka dërguar përgjigje zyrtare deri tek portali Lideri.mk, lidhur me valixhen e dyshimtë në Kumanovë, për të cilën shumë qytetarë vlerësuan se mund të jetë bombë. MPB konfirmon se ekipet e saj kanë kryer kontroll te rruga “Dr. Ribar”, në bazë të denoncumit nga qytetarët.

“Me datë 10.07.2024 në ora 09:46 në SPB Kumanovë N.I. nga Kumanova ka raportuar se në rrugën “Dr. Ribar” në Kumanovë ka vërejtur një valixhe, e cila dukej e dyshimtë. Policët nga SPB Kumanovë e kanë siguruar menjëherë vendin dhe pas kontrollit është konstatuar se bëhet fjalë për një valixhe të zbrazët”, thuhet në përgjigjen e MPB deri te portali Lideri.mk.