Maqedoni

Izet Mexhiti: për mua, BDI-ja është kapitull i mbyllur

Izet Mexhiti, lider i Lëvizjes Demokratike – pjesë e VLEN-it në TV21 ka deklaruar se kapitulli i tij në BDI, është i mbyllur.

“10 vjet jam munduar të bëj opozitën brenda BDI-së, por ishte e pamundur. Tani unë jam në parti tjetër dhe për mua BDI-ja është kapitull i mbyllur”, tha Mexhiti.

Mexhiti: Ndërtimet pa leje në Çair, i kanë funksionarët e BDI-së

Është një spin që po bëhet nga portalet e Artan Grubit, që publikojnë informacione që Prokuroria gjatë ditës do të realizojë aksion për ndërtimet ilegale në Çair.

Kështu është shprehur mes tjerash Izet Mexhiti, teksa u pyet për ndërtimet ilegale në këtë komunë të Shkupit.

Shtoi se presionin BDI-ja po e bën edhe nëpërmjet prokurorit, Islam Abazit.

“Islam Abazin e kanë vegël për presion”, tha më tej Mexhiti duke shtuar se “ndërtimet ilegale në Çair, i kanë funksionarët e BDI-së”.

“Funksionarëve të BDI-së, dhe shumë qytetarëve të tjerë në Çair, ua kam legalizuar shtëpitë që i kanë pasur ndërtime të egra”, thotë ish kryetari i Çairit, lider i LD-së, Izet Mexhiti.

Edhe Ziadin Sela e ka derën e hapur te VLEN

A i ka dyert e hapura Ziadin Sela në VLEN?

Kjo është pyetja që iu parashtrua liderit të Lëvizjes Demokratike – teksa u njoftua se lideri i ASh-së do të jetë nesër në ClickPlus.

“Ne nuk e kemi mbyllur derën për askënd. Jo vetëm për atë, por edhe për grupet tjera politike”, tha Mexhiti.