Izet Mexhiti: Mazhoranca mbijetoi falë Kastriot Rexhepit, tani është e brishtë
Udhëheqësi i Lëvizjes së re, Izet Mexhiti në “SummerClick” në TV21ka bërë të ditur se kjo lëvizje e sapoformuar numëron 3 deputetë në Kuvend.
Vetë Mexhitin, Merita Koxhaxhiku dhe Kastriot Rexhepi do të kritikojnë pushtetin në Kuvend si opozita më e re shqiptare.
Për këtë, Mexhiti vlerëson se mazhoranca tani është e brishtë.
“ne kemi 3 deputetë,… Mazhoranca tani është e brishtë. Nuk më habit që ta kenë problem edhe 61. Kjo mazhorancë ka mbijetuar falë zotëri Rexhepit”, tha Mexhiti./TV21