Maqedoni

Izairi: Për 225 vota nuk ia dolëm dot

Zhelina është njëra ndër komunat, e cila në zgjedhjet e kaluara lokale ka bërë rotacion politik, ndërsa në këto zgjedhje në raundin e dytë garojnë Fatmir Izairi nga BDI dhe Blerim Sejdiu nga Lëvizja BESA.

Fatmir Izairi nga BDI-ja, tha se ai dhe partia e tij nkuk ia dolën ta fitojnë Zhelinën për 250 vota, derisa u shpreh i sigurt në fitore, shkruan Alsat.

“4300 vota dhe sigurisht që mbështetja do të jetë edhe nga votuesit e tjerë. Jam i sigurt se do të ketë rritje të votave. Ne për 225 vota nuk ia dolëm”, ka thënë ai në “Rruga Drejt”.