Iu dha lamtumira e fundit mulla Nazmi Jasharit, hoxhë i njohur nga fshati Ropalcë i Likovës
Sot në vendlindjen e tij në fshatin Ropalcë i është dhënë lamtumira e fundit hoxhës Nazmi Jashari, njeri i palodhshëm në veprimin fetar, kombëtar e arsimor.
Dedikim nga hafiz Seid Imeri, Likovë
Siç na mësoi Muhammed Mustafaja që të vdekurit tanë t’i përkujtojmë me punët e mira..
Me kujtesë të freskët më kujtohet koha e Tetorit të 2014 kur dola në provim të Hifzit para Komisionit të Myftinisë, e për katër ditë me rradhë e pata kënduar komplet Kur’anin përmendësh para Komisionit në Xhaminë e Likovës. E ajo që e kujtoj me shumë dashuri është aga Hoxhë Mulla Nazmiu (r.a) që pêr çdo ditê ishte ai që na priste në Xhami para orës 09:00 që t’ia fillojmë me këndim e për 10 Xhuzë sa i këndoja deri kah ora 17:00 pasdite i palodhur rrinte bashkë me komisionin pêr ndëgjim…
Kjo ishte dashuria e tij për Kur’anin e po besa edhe shoqërinë e madhe që kishte me Muhafizin tonë të dashmin Agën Hafëz Bajram Ajeti që vetëm sa ishte hijeshi dhe kënaqësi kur ishin të dy nëpër mexhlise.
Allahu e mëshiroftë agën Hoxhë mulla Nazmiun e u takofshin në Xhennetet e larta me agën Hafëz, e që Xhenneti e pret shoqërinë e sinqertë të kësaj bote.