Rajon - Botë

Itali, testohet vaksina që nuk meret me injeksion, por pihet

Universiteti i Napolit Federico II njofton se ka nisur testimet klinike të vaksinës së parë orale të koronavirusit që merret nga goja, në kuadër të luftës ndaj vitusit dhe zbutjes së pandemisë.

Grupi bioteknologjik Nextbiomics, ka bërë tashmë kërkesën për marrje në konsideratë të mjekimit të saj që realizohet me ane te pro-biotikut Escherichia Coli Nissle 1917, që përmban majat proteinike të Sars-Cov-2, si një formë e re imunizimi ndaj Covid-19 me anë të stimulimin të sistemit imunitar të zorrëve.

Vaksina është ndryshe nga të gjitha ato të prodhurara deri tani pasi nuk ka nevojë për injeksion dhe as për “vektor viral” si Adenovirus, i përdorur nga shumica e injektimeve.

Vaksina e re shfrytëzon aftësitë e brendshme të Escherichia Coli Nissle 1917 për modifikimin e sistemit imunitar.

“Vaksina e Nextbiomics është e ngjashme me ato të autorizuara deri tani, sa i përket stimulimit të reagimit imunitar ndaj majave proteinike të koronavirusit”, shpjegon Giovanni Sarnelli, profesor gastro-enterologjie i universitetit Federico II, dhe drejtues i Nextbiomics, ndërsa shton: “Por ndryshimi është se vektori i saj është bakteri probiotik, që është tashmë i komercializuar dhe në përdorim të gjerë”.

Disa kompani farmeceutike raportohet se po përdorin shpikjen në eksperimetimet e tyre.

“Të dhënat epidemiologjike të pandemisë së Sars-Cov-2 tregojnë se qytetarët do të duhet të kryejnë vazhdimisht vaksinat dhe mjeti i ri i imunizimit përshpejton plotësimin e spektrit të mbrojtjes kundër varianteve mutante te Covid-19”, tha Walter Sanseverino, drejtues i grupit farmeutik spanjoll Sequentia Biotech që po bashkëpunon me Nextbiomics në vaksinën e re orale.