Ismail Qemali më 1912 dhe Ilir Meta 80 vite më vonë, më 1992 pas vendosjes së pluralizmit, deputetët e parë të Tomorricës
Kryetari i Partisë së Lirisë dhe ish-Presidenti i Republikës ka shpërndarë një status pas ceremonisë së mbajtur ne Malin e Shenjtë të Tomorrit. Nostalgjinë për vendlindjen dhe në veccanti për zonën e Tomorricës e shprehu me postimin ku kujtonte edhe vlerat e Gjyshit të tijë, një personalitet me vlera jo vetëm krahinore, por mbarë kombëtare. “ Tomorri dhe Tomorrica janë një dhe të pandarë! Kjo krahinë e jashtëzakonshme, me tradita patriotike, me një bujari të papërshkrueshme, me një besnikëri që vetëm këta burra dinë ta ruajnë brez pas brezi, më zgjodhi për herë të parë deputet më 22 mars 1992 edhe pse këtu atëherë erdha për herë të parë në jetën time.Kishte një arsye, vetëm respekti dhe mirënjohja për emrin e madh të gjyshin tim të ndjerë që shërbeu në Tomorricë, Taip Vishanji. Mirënjohje përjetë popullit të Tomorricës dhe jam i bindur se kjo krahinë e mrekullueshme do të gjallërohet shumë shpejt siç e meriton”, deklaroi Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Por kjo ngjarje ka edhe një të veçantë të cilën jo të gjithë e kanë të freskët në kujtesën e tyre dhe kjo ka të bëjë më faktin që Tomorrica me 1992, rreth 50 vite pas rrëzimit të sistemit monist dhe vendosjes së sistemit pluralist zgjodhi deputet Ilir Metën. Edhe në 1912 , me krijimin e Shtetit Shqiptar, Tomorrica zgjodhi deputet Ismail Qemalin….
Sot pas 112 vitesh nga zgjedhja e Ismail Qemal Vlores si deputet i parë në historinë e parlamentarizmit të Shtetit Shqiptar, dhe 32 vite nga zgjedhja e deputetit te parë të sistemit pluralist e demokratik , historinë na e sjell natyrshëm në vëmendje nga Mali Tomorrit, në këtë ditë të bekuar për bektashinjtë kreu i PL, Ilir Meta.