Rajon - Botë

Ishte arratisur nga burgu në 2011-ën, arrestohet 45 vjeçari shqiptar në Greqi! Si e kishte fshehur identitetin e tij për 13 vite

Ka zgjatur rreth 13 vite, arratisja e një 45 vjeçari shqiptar në Greqi. Mediat greke shkruajnë se shqiptari i arratisur në 2011-ën nga burgu i Malandrinos, është arrestuar ditën e djeshme (18 maj).

Arrestimi i tij u bë i mundur pas një kontrolli të policisë ku iu gjetën disa dokumente të ndryshme identifikimi por pas gjurmëve të gishtave u zbulua identiteti i tij i vërtetë.

Dyshohet se 45 vjeçari së bashku me disa shqiptarë të tjerë vepronin si një grup kriminal për kryerjen e grabitjeve, ndërsa kishin organizuar edhe tentativë për vrasje të një personi.