July 2, 2024
Maqedoni

Ishte agresiv ndaj policëve, ndalohet tetovari

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, të hënën rreth orës 14:45 në rrugën “Fushtanska” në Tetovë kanë arrestuar 24-vjeçarin A.A. nga Leshnica e Poshtme e Tetovës, i cili kishte vepruar në mënyrë agresive ndaj tyre derisa po ndërmerrnin veprime zyrtare.

Pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij, do të përgatitet parashtresë përkatëse.