ISHP: Obeziteti në Maqedoni është në nivel shqetësues
Obeziteti tek të rriturit dhe fëmijët në Maqedoni është në nivel të lartë, njofton Instituti për Shëndet Publik (ISHP) me rastin e Ditës Botërore të Obezitetit – 4 Marsi.
“Në mbarë botën, që nga viti 1990, obeziteti është dyfishuar në mesin e të rriturve, dhe katërfishuar në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve – nga 5 deri në 19 vjeç. Në Maqedoninë e Veriut, 28.4 për qind e të rriturve jetojnë me obezitet. Në vendin tonë, obeziteti tek të rriturit është rritur me 13,6 për qind, dhe tek fëmijët dhe adoleshentët me 7,4 për qind, krahasuar me vitin 1990”, thuhet në raportin e ISHP.