Maqedoni

ISHP hap linjë telefonike për braktisje të duhanit

Instituti për Shëndet Publik ka njoftuar se është hapur linjë telefonike, në të cilën duhanpirësit mund të këshillohen me njerëz profesionistë në qëllimin për braktisjen e duhanit, shkruan TV21. Të interesuarit mund të telefonojnë në numrin 078 285 873, çdo të hënë dhe të mërkurë nga ora 11:00 deri në ora 13:00.

“Qendra e Këshillimit për Braktisje të Duhanit. Nëse doni të lini duhanin, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar! Instituti i Shëndetit Publik ka nisur një linjë telefonike këshillimi për t’ju mbështetur në procesin e lënies së duhanit. Profesionistët e kualifikuar do t’ju ofrojnë këshilla dhe strategji të personalizuara për të lënë duhanin me sukses. Linja do të jetë e disponueshme çdo të hënë dhe të mërkurë nga ora 11:00 deri në 13:00. Telefononi: 078 285 873”, thuhet në njoftimin e ISHP-së./tv21.tv