July 4, 2024
Maqedoni

Ish studentët e Universitetit Zagrebit në Tetovë festuan 355 vjetorin e themelimit Universitetit Zagrebit

Ishte kënqësi e veçantë të takohemi e të festojmë 355 vjetorin e themelimit të Universitetit Zagrebit, pra një ndër Universitetet më të vjetra në Evropë i themeluar në vitin 1669. Ne ish studentët shqiptare nga Tetova e rethina të të gjithë gjeneratave jemi krenarë që kemi studjuar në këtë Universitet me renome botërore me shumë kujtime të bukura që na ka pritë me dyer të hapura ditë e natë.Kroatët i kemi patur historikisht shokë të vërtetë e miq të sinqertë që na kanë ndihmuar e përkrahur me plot zemër në gjitha sfidat e peripecitë tona që kemi kaluar si komb, potencoi ne fjalimin e tij koordinatori i ketij manifestimi Daim ILAZI.Pasi iu dhe nje minutë heshjtje Kolosit dhe gjeneralit të letrave shqipe Ismail Kadaresë dhe shokeve tano që kanë ndru jetë, u shtrua darka solemne e percjellur me tinguj muzikorë dhe diskutime e evokim kujtimesh me ish kolege që nuk ishim takuar edhe 30 ose 40 vite. Pra, ishte një ndejë e darkë solemne, takim miqesor që për here të pare është organizuar në shtetin tone. Në kete organizim u evokuan kujtime nga jeta studentore ku u potencuan vlerat, mikpritjen vllazërore dhe kushtet e studimeve në këtë Universitet me theks të veçant kontributi i kuadrove shqiptare në shumë fusha të jetës shoqërore, politike, ekonomike, kulturore,diplomaci, sport, etc. të cilët janë shkolluar në Universitetin e Zagrebit.Po shtrohet pyetja, se sa është shfrytëzur ky potencijal intelektual nga Partitë shqiptare ne Republikën e Maqedonisë Verit, do kishim thënë pra shumë pak.Aty u takuam ish studente që nga më te vjetrit,shumë mbresëlene ishin diskutimet e duajenit ,akademik Prof Alajdin Abazi, Aqif Reka, prof.dr Sadi Bexheti e të tjerë, që potencuan se këto kuadro duhet të shfrytëzohen maximum dhe te vazhdojë tradita e shkollimit dhe bashkpunimit me Universitetin e Zagrebit e Kroacisë. dhe doli propozimi që cdo vit ta festojmë kete evenment dhe te formojmë shoqaten Shqiptaro Kroate ne Maqedoninë e Veriut. Ky do të jetë takim tradicional çdo vit.
Koordinator: DAIM ILAZI

Me Respekt
Këshilli organizativ:Daim ILAZI, Azem Ejupi, Shaban Bajrami, ILAS Baftjari, Zija Qamili, Muhamed Zylbehari

Foto në Link: https://www.facebook.com/share/p/LK7txZ97aPxBCRyV/?mibextid=WC7FNe

https://www.facebook.com/share/p/LK7txZ97aPxBCRyV/?mibextid=WC7FNe