September 20, 2024
BOTA

Ish-presidenti kolumbian paditet për ngacmim të dëshmitarëve të akuzave kriminale

Prokurorët në Kolumbi ngritën sot formalisht akuzat ndaj ish-presidentit te djathtë Alvaro Uribe për rryshfet ndaj dëshmitarëve dhe mashtrim financiar, në gjyqin e parë kriminal trial ndaj një ish-presidenti në vend.
Uribe akuzohet tashmë se “ka ofruar para dhe avantazhe të tjera ndaj disa dëshmitarëve, që ata të mos tregonin të vërtetën për lidhjet e tij me grupet paramilitare”, sipas prokurorit Gilberto Villarreal.
71 vjeçari Uribe ka qenë president nga viti 2002 deri në 2010 dhe konsiderohet nga politikanët e djathtë më me influencë në Kolumbi.
Ai insiston se është i pafajshëm dhe kërkon ndalimin e çështjes.
“Nuk kam kontaktuar kurrë me dëshmitarët, unë dua të mbroj reputacionin tim”, tha Uribe në seancën virtuale me lidhje direkte.
Gjykatësja Sandra Heredia refuzoi kërkesën e tij dhe kërkoi vijimin e argumenteve. Nëse shpallet fajtor ish-presidenti mund të dënohet deri me 12 vjet burg.
Uribe shtonte gjithashtu se ishte viktimë e një komploti nga “kundërshtarë e gjykatës” që sipas tij kryenin përgjime ilegale telefonike për të marrë provat kundër tij.
Çështja daton prej viti 2012, kur Uribe ishte një senator dhe paditi senatorin e majtë Ivan Cepeda, për shpifje ndaj tij dhe lidhjeve me grupet paramilitare.
Çështja aktuale kundër Uribe ka nisur prej vitit 2018 dhe ka pasur shumë kthesa e zhvillime.
Por nxitja e re vjen prej krye-prokurorit Luz Camargo, i zgjedhur ne mars nga presidenti i ri i majtë Gustavo Petro — që është një armik i vjetër i Uribe.
Uribe, mbetet zëri kryesor i të djathtës në Kolumbi dhe njihet për luftën ndaj grupeve të majta guerrile FARC, si dhe kundërshton akordin e paqes së vitit 2016 duke kërkuar çarmatosjen e tyre.