Maqedoni

Ish ministri Hajredini i drejtohet BDI-së: Dhjetë vite ishit në koalicion me VMRO-në, tani mos kritikoni

Ish ministri, Xhevdet Hajredini ka kritikuar ashpër fushatën e BDI-së që sulmon koalicionin ASH-AA-VMRO.

Sipas Hajredinit kritkat e BDI-së për këtë koalicion janë dyftyrësi pasi pikërisht ka qenë BDI që sipas tij për 10 vite ka robëruar shtetin bashkë me VMRO-DPMNE.

Postimi i plotë i Hajredinit

“Për ata të cilët gadi dhjetë vjetë në pushtet bashkë me VMRO-n, shtetin e rrobruan dhe, për shkak të krimit dhe korrupsionit e futën në krizë shumë të thellë, nga e cila as me ndihmën e faktorëve të jashtëm, ende nuk del dot, tani, me ndihmën e Zaevit, i cili i ka zbuluar se nuk vlejnë për pesë pare, qenka shumë keq dikush tjetër të bëjë koalicion me VMRO. Si është e mundur të akuzosh të tjerë sepse vepron ashtu si ti vetë ke vepruar deri dje. Kjo është shembull dyfytyrësie i paparë”, shkruan Hajredini.