Rajon - Botë

Ish-liderja e Skocisë arrestohet në lidhje me financat e partisë

Ish-ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon është arrestuar nga policia në lidhje me hetimet për financat e Partisë Kombëtare të Skocisë. Policia në Skoci ka konfirmuar se një grua 52-vjeçare është arrestuar nën dyshimet se ka lidhje me hetimin për financimin e partisë skoceze.

Ajo është në paraburgim dhe është intervistuar nga detektivët. Disa figura të larta të partisë skoceze, përfshirë bashkëshortin e Sturgeon, ishin arrestuar më parë dhe intervistuar si pjesë të hetimeve për financimin e partisë.