Ish kandidati i PDSH-së për Tetovën, Barshyl Dauti, rreshtohet krah Vullnet Murselit
Ish kandidati nga radhët e PDSH-së, për komunën e Tetovës Bardhyl Dauti i është bashkangjitur Aleancës për Shqiptarët. Bardhyl Dauti më parë ka qenë nënkryetar i PDSH-së si dhe ministër pa resor.
Mbështetja e Bardhyl Dauti në këtë moment për Aleancën për Shqiptarët dhe kandidatin e tyre për kryetar komune, Vullnet Murseli është shumë e rëndësishme për shkak garës e cila është duke u zhvilluar për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Me këtë mbështetje, rriten edhe më shumë gjasat që fitues në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Tetovë, të jetë kandidati i opozitës shqiptare, Aleanca për Shqiptarët-Alternativa, Vullnet Murseli.