Ish drejtori nga Zajazi, Urim Ahmedi, i bashkohet Izet Mexhitit
Ish drejtori Ujësjellësit në Kërçovë, Urim Ahmedi, i është bashkuar Lëvizjes Demokratike. Ai vjen nga Zajazi dhe ka realizuar një takim të përzemërt me kryetarin e LD-së, Izet Mexhiti, duke e quajtur “mik të idealit”.
“Një takim miqësor me mikun e idealit!
Ne do të vazhdojmë me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për rrugen që kemi nisur këtu e një çerek shekulli në të mirë të vendit, nevojave dhe popullit që ka sakrifikuar dhe sakrifikon gjithçka për mirqenien e tij!”, ka shkruar Ahmedi duke postuar foto nga takimi me Mexhitin.