September 8, 2024
BallinaMaqedoni

Iseni: Për momentin në Maqedonine e Veriut, konkretisht në Ohër patrullojnë policë nga Shqipëria

Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar pas lajmeve që u publikuan dje për patrullimin e policëve serb në Ohër.

Në reagimin e tij ai ka sqaruar se që nga viti 2014 në RMV gjatë sezonit të verës patrollojnë policë nga vendet fqinje siç janë Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Serbia.

“Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut intensivisht bashkëpunon me shtetet fqinje në mënyrë të shkëlqyer në fushën e sigurisë duke nënshkruar marrëveshje, protokole dhe memorandume bashkëpunimi. Ne vazhdën e këtij bashkëpunimi policor, Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar edhe protokolle bashkëpunimi gjatë sezonit turistik të vitit 2014 me këto shtete: Shqipëria, Kosova, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia. Këto protokole janë implementuar intensivisht dhe çdo sezon turistik bëhet shkëmbimi i zyrtarëve policor në vendet turistike. Për momentin në Maqedonine e Veriut, konkretisht në Ohër, gjenden zyrtarë policor nga Shqipëria dhe ne bazë të reciprocitetit kemi zyrtarë policorë nga MPB-ja e RMV-së edhe në Shqipëri, në Mal të Zi dhe tani nga Serbia”, thuhet në reagimin e Isenit.