Isen Shabani i përgjigjet Blerim Sejdiut: Je ala jeshil!
Pas deklaratave të ish kryetarit të Aleancës për Shqiptarët se ASH i dha pushtet Lëvizjes Besa për hatër të kauzës opozitare reagoi kryetari i Zhelinës Blerim Sejdiu i cili hodhi akuza në drejtim të ASH-së ndërsa këtyre akuzave u është përgjigjur Isen Shabani duke e quajtur Sejdiun ene të pa pjekur dhe jeshil, shkruan Top24
Ka ca jeshilë në politikë, që dje tentuan të piqen duke u thirur në bashkim të votës, bënë jarani herë me njërin krah e herë me tjetrin, ndërsa sot çojnë krye e shesin moral! Një jeshil i këtillë që hala rrehë gjoks me realizimin e projekteve të dikuj tjetër, sot ka nisë të merret edhe me Ziadin Selën! Sa i vogël e sa mjeran.
Turp për ju dhe të tjerë të sojit juaj!?
Isen Shabani