Ipeshkvia e Tetovës ka marrë vendim, do të hiqet Kryqi në Kodrën e Diellit!
Ipeshkvia e Tetovë – Gostivarit ka njoftuar se kanë marrë vendimin nga Komuna e Tetovës për mënjanimin e kryqit të vendosur në pronën kishtare në Kodrën e Diellit. Siç përcjell KlanM, paralajmërojnë se do të dorëzojnë ankesë.
“KOM – Arqipeshkvia e Ohrit, ipeshkvia Tetovë – Gostivar, të drejtat e tyre për të zgjidhur këtë çështje, do t`i mbrojë përmes mekanizmave juridik. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve të shpeshtuara dhe t`i përkushtohen paqës dhe marrëdhënieve të mira ndërfetare” – thuhet në komunikatë.
Kryqi në Kodrën e Diellit, sic njofton KlanM, ishte vendosur më 16 nëntor në tokën pronë e KOM – AO dhe tempullit “Shën Naumi i Ohrit Çudibërësi.
Dje, udhëheqësi i Inspeltoratit Komunal Tetovë, deklaroi se ka një vendim për të mënjanuar kryqin.