Intervistë ekskluzive me Dr. Aurora Dollenberg, Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë dhe bordin e sapozgjedhur
Intervistë ekskluzive me Dr. Aurora Dollenberg, Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë (FMSHE) dhe bordin e sapozgjedhur internacional në EU.
Znj.Dollenberg: Si filloi viti 2022 për federatën?
Dr. Aurora Dollenberg: Gëzohemi që në fillim të këtij viti mund të shikojmë me shumë krenari 2 vitet sfiduese pandemike, ku federata e mjekëve shqiptarë në europë ka qenë një ndër shtyllat kryesore për menaxhimin e mirë të COVID-19. Ndihma dhe ekspertiza jonë vullnetare vazhdon të jetë një mbështetje e
pazëvendësueshme për ngritjen e mjekësisë të vendeve amtare në nivelet europiane.
Viti 2022 filloi për federatën me themelimin e bordit internacional me qëllim kryesor përfaqësimin e mjekëve në institucionet ndërkombtare shëndetësore dhe kordinimin e punës së degëve nacionale të federatës, të lokalizuara në 47 vende në Europë.
Bordi ndërkombëtar synon të realizoj këto qëllime:
A- Lobim për hyrjen e shqipërisë-kosovë-
maqedonisë në bashkimin evropian
B- Sigurimi përsëri edhe për vitin 2022 të vaksinave, medikamenteve të reja anti-covid por dhe ndihma me pajisje mjekësore për
vendet shqipfolëse.
C- Sikundër edhe në vitin që lamë pas, ofrimi falas i këshillave si ekspert të fushës dhe sensibilizimi i pacientët shqiptarë mbi efektet e vaksinave dhe terapive më të fundit.
Kam nderin dhe kënaqësinë sot të përgëzoj anëtarët e bordit internacional të cilët në mënyrë vullnetare u shprehen të gatshëm të marrim përsipër këtë detyrë shumë kërkuese dhe me përgjegjësi të lartë për drejtimin e të gjitha degëve të federatës në mbarë europën. Secili prej anëtarëve të bordit është zgjedhur në bazë te identifikimit të tyre me misionin tonë humanitar, në bazë të kontributit të tyre vullnetar deri tani dhe aftësive speciale që ka secili prej këtyre ekspertave të shkëlqyer në fushat përkatëse.
Në bordin internacional u zgjodhën këto kolegë tashmë të mirënjohur për publikun shqiptar:
1-Director: Dr. Gazmend Berisha-Norvegji 2-Co-Director: Ms. Ornela Ademi-Hollandë 3-Research Officer: Dr. Fatjona Lubonja-USA 4-Public-Relation Officer: Dr. Rubena Maçi-Itali 5-DigiHealth/Medical Devices Officer: Ms. Bernarda Radoncic-Danimarkë
Urime të nderuar, me siguri nën udhëheqjen tuaj nis për federatën një epokë e re e arritjeve edhe më të mëdhëja si në rritjen akademike universitare dhe në përmirësimin sa më efikas të mjekësisë ambulatore-spitalore të vendeve amëtare.
Doktor Berisha duke ju uruar për zgjedhjen si drejtor i federates, duam të dimë si e shihni prognozën e pandemisë?
Dr. Gazmend Berisha: Zoti Nefail dhe Gazeta Le Canton27.ch, Ju faleminderoj për urimin për pranimin e detyrës si Drejtori i Bordit International tek FMSHE. Kjo është një detyrë e veçantë dhe me shumë vlerë ku unë do të punoj cdo ditë për të mirën dhe për mirëzhvillimin e mjekësisë Shqipfolëse në trojet Shqiptare dhe për me u efektivizuar kontributi jonë vullnetar edhe sidomos për të mirën te cilit pacient Shqiptar ku do që ndodhet.
FMSHE ka pasur bashkëpunime, kemi edhe sot, dhe do të kemi edhe në vazhdimësi me qeveritë Shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë. Ne jemi mirëpritur deri diku per bashkëpunim dhe për me dhënë kontributin tonë për mirëzhvillimin e mjekësisë Shqiptare, për ti afruar nivelin me kualitetin mjeksor të BE dhe shteteve Skandinavisë. Krejt në menyrë vullnetare prej në si FMSHE. Disa prej kontributeve tona gjatë kohen e pandemisë si organizatë dhe une si pjese e FMSHE dhe si profesionist i mjekësisë jane keto:
– Donacionin e vaksinave prej BE për Shqiperinë
– Donacionin e vaksinave prej Norvegjisë për Kosovën – Pajisjet mjekësore të donuara prej BE për shtetet Balkanike sidomos shtetet Shqipfolëse
– Shume webinare digjitale për trajtimin, menaxhimin, dhe për vaksinimin kundër Covid-19
– Webinar në bashkepunim me ARC (Albanian Resuscitation Council) dhe Drejtorin Dr. Drilon Kamishi për reanimimin dhe stabilizimin e foshnjeve në rastin e arrestit kardiak, gjatë dhe mbas lindjes
– Webinare në bashkëpunim me Edar-Medical International dhe Drejtorin Dr. Hasan Simnica dhe Drejtoreshën Dr. Sanije Sekiraqa për reanimimin tek të rriturit me Covid-19 dhe për reanimimin dhe stabilizimin e femijëve në rastin e arrestit kardiak por edhe menaxhimin, trajtimin, dhe stabilizimin e femijëve në gjendje kritike me Covid-19
– Verën 2021 ne dispozicion dhe pjesë te ekipes e Edar- Medical International e kam bere kontributin tim ne trajtimin e foshnjeve në gjendje shumë kritike dhe tek të rriturit me dhe pa Covid-19, për transportimin për trajtim jashtë vendit Shqiperisë dhe Kosovës për shkak të mungesës të mundësive për trajtime të duhura në dy shtetet Shqipfolëse. Ekipi i Edar-Medical International kanë trajtuar dhe transportuar pacienta Shqiptar me nenshtetsi te ndryshme jashtë shteteve Shqipfolëse gjate krejt kohës te pandemisë dhe përpara saj për të mirën e pacientëve shqiptar.
Patjetër që nuk mungon në Bordin e federates edhe nje Zonjë dhe akademike prej Hollandes. Kjo është Znj. Ornela Ademi e zgjedhur në funksionin Ko-Drejtoreshës së bordit. Nga ju do donim të mësonim se si jane raportet koperuese të federatës me institucionet kombëtare dhe
ndërkombtare me BE-së?
Znj. Ornela Ademi: Raportet e bashkëpunimit të federatës me shoqata ndërkombëtare dhe
ato shqiptare brenda dhe jashtë vendeve amëtare janë shumë të mira. Kjo vihet re dhe në konferencat e organizuara ndër vite ku kemi pasur nje bashkëpunim të ngushtë dhe të mire për relizimin e projekteve të cilat u kane ardhur në ndihme bashkëkombsave tanë në Europë.
Gjatë konferencës tonë në qershor të 2021 në Bruksel, pervecëse përfaqesuesve shqiptare në Belgjike, ne kishim kënaqesinë të takonim dhe perfaqesues të komisionit Europian të angazhuar në politikat e zgjerimit të BE-së. Ka qënë një takim shumë i dobishëm ku shkëmbyem ide interesante të cilat do t’i vinë në ndihmë organizatës për të vazhduar punën dhe vizionin e saj për të ndihmuar vendet shqipfolëse.
Znj. Lubonja së pari, urime për pozicionin tuaj si përgjegjëse për kërkimet shkencore në punën e federatës. Cili variant koronavirusit është sipas mendimit tuaj më i rrezikshëm?
Dr. Fatjona Lubonja Ed.D: Faleminderit për urimet
dhe ftesën për këtë intervistë. Në referim të pyetjes tuaj duke u bazuar në data e mbledhur nga CDC (USA) apo Universiteti i John Hopkins mendoj që varianti i parë Covid-19 ishte më i rrezikshëm. Por unë mund të jap një opinion duke u bazuar në studimet e shkencës
analitike ABA, se për çdo trigër (antecedent) ka nje sjellje (behavior) dhe duke u bazuar në këtë formulë apo relacion edhe sjellja e trupit të njeriut me virusit mund të ketë pësuar ndryshim. Si çdo gjë në natyrë pëson ndryshime si në sjellje (behavior) ashtu dhe në formë, modifikohet, dhe trupi i njeriut është më “Alert” dhe i përgatitur. Pra, variantet e pasuara mund të mos kenë më ndikimin “surprizë” në organizimin e njeriut,
pasi përballen me një nivel të kundër-atak apo mbrojtje nga sistemi ynë i sensibilizuar imunitar.
Gazetari: Jam i lumtur që ju Doktoreshe Maçi jeni ngarkuar me detyrën si Zëdhënëse ndërkombëtare e federatës, pasi do ishte shume informative të denim sa I prekur është komuniteti shqiptar në europë?
Dr. Rubena Maçi: Është nder dhe privilegj i veçantë për mua roli i përzgjedhur dhe ju falenderoj për përgëzimin. Siç e dimë jemi në pikun e valës së 4- të në Europe dhe numrat jane te rendësishem me rreth 7 milion raste te reja kontaminime nga SarsCov2 vetëm ne javën e fundit në gjithë Europën. Paralelisht, shifrat janë alarmuese edhe në territoret shqipfolëse ku totali i rasteve të reja tejkalon 600 mijë raste të reja infektimi dhe mbi 13 mijë të vdekur me tendencë rritjeje në Republikën e Maqedonise. Dimë që varianti dominant është Omikron, edhe pse nuk mund të anashkalojmë edhe variantin e mëparshem Delta që akoma vazhdon të qarkullojë edhe pse karakteristikat klinike siç e dime janë të ndryshme, me variantin e fundit me pak fatal nga ana e pasojave të shendetit pulmonar, por me rrezikshmëri përhapje më të madhe. Për sa i përket numrave të te prekurëve apo viktimave nga semundja e Covid 19 tek bashkeatdhetarët tanë në Europe është e veshtirë të dihet me saktësi për faktin se komuniteti shqiptar në gjitha vendet e Europes është tepër i integruar me komunitetin vendas dhe nuk ka statistika
në dispozicion në këtë moment në bazë të vendlindjes. Por unë do doja ta shihja në nje tjetër prizem pyetjen: Sa diferencim ka sjellë pandemia ne trajtimin dhe aksesin në sistemin shendetesor të vendit ku jeton emigranti shqiptar. Këti ka luajtur një rol kyc intesiteti i të identifikuarive të infektuar tek emigrantët. Shqiptarët janë testuar shumë më shpesh se qytetarët europian në menyre që sëmundja të njihej që në simptomat e para dhe mos të lejohej progresioni i saj me rrezikshmëri te lartë shtrimi në spital dhe pa komplikacione të mëtejshme. Kjo masë mbrojtëse ka parandaluar perhapjen e infeksionit përmes emigratëve që kanë udhëtuar drejt apo prej vendeve shqipfolëse.
Gazetari: Në rolin e përgjegjëses për mjekësinë digitale dhe pajiset mjekësore është Znj. Radoncic nga Kopenhagen. Federata ka mbështetur panderprerje vendet amtare me konsulta mjekesore falas online, prandaj urojmë që përmes jush procesi i ndihmës ndaj pacientit shqiptar te rritet edhe me tej.
Pyetja për ju Znj.Radoncic: Sa e sigurtë është vaksina?
Znj.Bernarda Radoncic: Së pari ju falenderoj për këtë intervistë. I uroj të gjithë Shqiptarëve anë e mbanë një
vitë të mbarë e shëndet. Është e padiskutueshëm një nder dhe një kenaqesi me qënë pjesë e Federatës së bashku me profesionistë të jashtëzakonshme, të cilët punojnë të jenë në shërbim të pacientit shqiptar dhe më shumë se kaq. Në shumë vende të botës po përballen me thashethemet dhe idet
konspirative rreth vaksinës sidomos nëper mediat sociale, andaj vendet tona nuk jane imune ndaj kete fenomen. Kjo theksohet kur ekziston motivimet psikologjike dhe politike. Mendoj se përgjegjësit për mediat sociale luajnë një rol shumë të rëndësishëm rreth mos përhapjen e thashethemeve dhe teorive konspirative, sepse numri i shumtë i teorive konspirative që qarkullojne nuk ndihmojnë për uljen e Covid-19, por ndikon negativisht si përshembull ngecje për ta pranuar vaksinën. Megjithatë, autoritetet sic janë qeveritë dhe institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare e mbajnë përgjegjësine kryesor që ta ndërpresin thashethemet në mënyre proaktive dhe rigoroze. Shkenca duhet te mbizotëroi në të gjitha platformat informative me fakte, dhe ne si mjeke e kemi për detyrën ti tregojmë shqiptarëve për pasojat të mos vaksinimit. Nuk duhet të besohet në këto shumëllojshmëri teorish konspirative te pakuptimta, sidomos në vendet tona ku institucionet shëndetësore fatkeqësisht janë të brishta, gjë që do të rezultojë në shtrimin masiv në spitale dhe rritje të vdekjeve. Apeli im do jetë që të mos hezitojnë ndaj vaksinës, kujdesia ndaj njeri tjetrit e cila ne fund ditës do të shpetoi jetë, ështe shumë më e rëndesishme, dhe pandemitë të mëparshme duhet të na mësojnë për pasojat ndaj njerëzimit dhe cfarë do të ndodh nëse nuk vaksinohemi.
Së fundmi një mesazh për këtë vit të ri e drejtuar gjithe panelit të Bordit të federatës.
Dr. Gazmend Berisha: Unë si person dhe profesionist i mjekësisë dhe shkencës, çdo hëre jam pozitiv dhe optimist për të mirën dhe për kohë më të mira. Besoj se me zhvillimin e vaksinave të reja me afatsi efekti më te gjatë se vaksinat e deritanishme, me mirëmbajtjen e mundësive dizinfektive, besoj se do te «stabilizohet» pandemia edhe më shume ku jeta e përditshme vjen të normalizohet. Shpresa është për arritjen e fundit të pandemisë prej muajve të verës vitit 2022.
Faleminderit për intervistën dhe Ju uroj gjithë të mirat gjatë vitit dhe ne vazhdimësi.
Znj. Ornela Ademi:
Urojmë dhe shpresojmë që ky vit të jetë një vit i shëndetshëm dhe i mbare për të gjithe dhe që se shpejti të dalim nga kjo pandemi dhe padyshim do ishte kënaqësi të zhvillojmë intervista për tema më të këndshme se pandemia.
Dr. Fatjona Lubonja Ed.D: Unë jam shumë pozitive si person dhe mendoj ky lloj atitydi me ka ndihmuar të përballoj situatën e pandemisë në mënyrë të shëndetshme. Duke ju referuar Neuroshkences, të jesh optimistik pozitiv ka një efekt edhe në tru. Të jesh optimistik mund të çoj në sjellje (behavior) motivues për të preventuar aktivitete surprizë, të padëshiruara si rrjedhim i gjëndjes së mirë psikollogjike. Unë do këshilloja sa më shumë aktivitete në natyrë, ecje, shëtitje, vet-motivim positiv, dhe aktivitete të tjera që sjellin mendime positive. Kjo epidemi na mësoi gjithashtu se për të mbajtur një shëndet mendor të shëndetshëm është e nevojshme dhe e rëndësishme gjithashtu të jesh pozitiv dhe social.
Dr. Rubena Maçi: Kemi kaluar një sfidë të jashtezakonshme globale ku humbjet në terma njerëzore kanë qënë të paimagjinueshme dhe pasojat psikofizike që na ka lënë pas jane akoma prezente . Edhe pse përpos disfatave të jetëve njerëzore arritëm që të gjenim një zgjidhje në kohë rekord siç është vaksinimi për të parë dritën në anën tjetër të tunelit. Dhe për sa kohë do kemi rreze dritë të shkencës, të dijes dhe vetëdijes edhe argumentat do jenë të ngjashme me atë që bën të ece boten pëepara: dëshira për t’u përmirësuar dhe evoluar.
Znj.Bernarda Radoncic: Edhe pse jemi përballur me shumë paqartësi dhe sfida të shumëllojshme, njerëzimi ka treguar se kemi arritur të gjejmë armën kundër virusit e cila është vaksina, por gjithësesi shpresa dhe dëshira që të kemi kujdesje për njeri tjetrin peshon shumë. Patjetër që kjo fuqi njerëzore së bashku me eksperiencat tona të reja rrjedhur nga Covid-19, na bëjnë edhe më të fuqishëm dhe për këtë arsyje duhet të jemi optimist që në këtë vite ti kthehemi normalitetit.
Dr. Aurora Dollenberg: Kjo pandemi ishte vërtet një sfidë për ne si bluza të bardha dhe për gjithë njerëzimin, por njëkohësisht edhe një shans për të rritur solidaritetin, humanizmin dhe shpirtin e punës si një skuadër, pra Teamwork.
Përmes federatës u krijua për here të parë në historinë e mjekësisë shqiptare mundësia e rrjetëzimit të mjekëve dhe korifeve shqiptarë nga mbarë Europa. Kemi nisur së bashku me pacientin shqiptar dhe vendet tona amtare një rrugëtim shumë shpresëdhënëse, që si finale nuk ka vetëm në anëtarësimin në EU, por edhe me gjerë në rritjen e krenarisë dhe identitetit tonë të jashtëzakonshëm si shqiptar.
Ky vit do jetë me siguri me ecuri më positive dhe ne si federatë do ndihmojmë aktivisht në arritjen sa më të shpejt të fundit të pandemisë. Shëndet dhe mbarësi për gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.