Interpelanca ndaj kryeprokurorit vendoset në rend dite në seancën e 2 nëntorit
Interpelanca ndaj kryeprokurorit e iniciuar nga opozita shqiptare më 14 shtator është vendosur në rend dite në seancën e 2 nëntorit. Përgjegjësia e Ljubomir Joveskit do të diskutohet vetëm 2 muaj para se të përfundojë mandati i tij si i pari i organit të akuzës.
Opozita shqiptare, përkatësisht Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike dhe Alternativa vlerësojnë se Joveski nuk mund të largohet nga pozita e kryeprokurorit pa dhënë përgjegjësi për të gjitha skandalet që sipas tyre kanë ndikuar në groposjen e besimit të qytetarëve në organet ligj zbatuese.
Opozita shqiptare pret mbështetjen e të gjithë deputetëve në Kuvend.